Kronika

Sulmi me armë ndaj hotelit në Tushemisht, RENEA arreston në pyll autorët (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 12/08/20 |
mapo.al

Arrestohet organizatori dhe bashkëpunëtorët që terrorizuan Pogradecin duke qëlluar me armë në drejtim të një hoteli në Tushemisht ku kishte dhe turistë.


Ngjarja e rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishin shkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht. Ata qëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes së pronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.


Në pranga kanë rënë një 52-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.


Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Informon policia.


Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndersa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.

Operacioni i koduar “Driloni” u mor në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec.

Ata kishin ngritur një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar

Policia thotë se Berberi është organizatori i kësaj ngjarje dhe në momentin e arrestimit u kap dhe me armë zjarri pistoletë me vete dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Driloni”.

Operacioni nga strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura pranë një hoteli në Tushemisht.

Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar.

Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe rrobat e përdorura për të drejtuar motomjetin gjatë kryerjes së këtyre ngjarjeve.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar “Driloni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

• I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike).

• I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.

Gjatë operacionit, shtetasit I. B. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.


Etiketa: , ,

Pas