Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

by mapo.al
13/12/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pas dënimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit në datën 22 shtator, me dy vite burg për fshehje pasurie si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Po ashtu ndaj Adriatik Llallës është vendosur edhe sekuestrim i pasurive të cilat i kaluan shtetit.

Mësohet se arrestimi i Llallës është bërë në kryeqytetin italian në datën 10 dhjetor.

Llalla qëndronte në arrati prej datës 8 tetor 2021.

Për herë të fundit ai ishte parë në një stacion treni në Milano, ndërsa mmë pas nuk dihej asgjë për të.

Mbetet për t’u parë qëndrimi i autoriteteve italiane nëse do ta ekstradojnë në Shqipëri apo jo.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë në qeli.

Edhe Zëri i Amerikës ka raportuar mbi ngjarjen:

“Ish prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Lalla, u arrestua sot në Itali, nga Interpol Roma. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë shqiptare “falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi”.

Ndaj zotit Llalla, ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, pasi policia nuk e gjeti atë në Shqipëri, kur Gjykata e Apelit dha ndaj tij dënim me burg të formës së prerë. Në bazë të sistemit TIMS, rregjistrit të hyrje daljeve nga vendi, rezultonte që zoti Llalla të ishte larguar me një fluturim drejt Italisë, disa ditë përpara vendimit të dënimit.

Më 22 shtator Gjykata e posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në Shkallën e parë, sipas të cilit ish Prokurori i Përgjithshëm dënohej me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu atij i konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro: 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Avokati i zotit Llalla deklaroi pas vendimit se ish kryeprokurori gjendej në regjim spitalor, por se ai nuk e dinte vendndodhjen e tij” shkruan VOA.

Tags: Adriatik LlallaArrestohet Adriatik Llalla

JU SUGJEROJME

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
Bota

Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

17/05/2022
Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
Maqedoni

Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut

17/05/2022
Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
Bota

Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda

17/05/2022
Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së
Bota

Refugjatët ukrainas kanë më shumë nevojë për mbështetje te BE-së

17/05/2022
Next Post
Pas Fatos Tushes, arrestohet nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe një drejtor

Pas Fatos Tushes, arrestohet nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe një drejtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Tatimet: 100 më të pasurit e Shqipërisë, të parët që do të hetohen
  • Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse
  • Rriten pagat me 15 për qind, pas grevës së arsimtarëve në Maqedoninë e Veriut
  • Emigranti në Itali gjen çantën me 1000 euro brenda
  • SHIFRA E DITËS: Çmimet u rritën, qeveria tejkalon planin, i shtohen 96 mln euro arkës për 4 muaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In