Kronika

Arrestohet autori i vrasjes së rapsodit dhe mikut të tij në Lezhë (EMRI)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 28/04/20 |
mapo.al

Arrestohet autori i vrasjes në Lezhë ku u ekzekutuan rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni. Mësohet se autor i krimit të rëndë është Aleksandër Perdoda.


Ai është shoqëruar në komisiarat që në mbrëmjen e kaluar ku edhe është marrë në pyetje për krimin tronditës. Po grumbullohen prova të mjaftueshme dhe dëshmi për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Zbardhja e saj bëhet edhe më e vështirë sepse zona është e braktisur dhe nuk ka banorë që mund të ketë qenë dëshmitar për ngjarjen e ndodhur.


Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie në fshatin Lalm të Lezhës. Dy viktimat ishin fqinj dhe objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë Kol Murrani, rapsodi i njohur.


Rapsodi Kol Murrani i vrarë dje në Lezhë

Të dy viktimat, Kol Murrani dhe Preng Simoni u qëlluan me 30 plumba nga Perdoda.

Vendi ku ndodhi krimi i dyfishtë


Etiketa: , , ,

Pas