Arrestohet drejtor i Burgut 313, Eduart Struga. Gazeta Mapo mëson se bëhet fjalë për një tender në burgun 313, ku Eduart Struga akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Ka qenë një operacion i Policisë Kriminale, ku nga disa përgjime është zbuluar edhe emri i Eduart Strugës. Më pas hetimet i ka vijuar prokuroria, ku sot është urdhëruar ndalimi i drejtorit të burgut 313. Hetimet e prokurorisë kanë zgjatur 3 muaj, ku përfshijnë edhe disa përgjime mes drejtuesve të burgjeve.
Dyshohet që në këtë skemë korruptive të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve. Eduart Struga ka marrë detyrën e drejtorit të burgut në tetor të 2019-së.