Kronika

Arrestohet në doganën e Morinës këngëtarja Fjolla Morina








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:58 - 19/09/20 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar në Morinë.


Ajo ka qenë duke kaluar në doganë drejt territorit shqiptar, kur gjatë kontrolleve në automjet i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” si dhe një pistoletë çakmak, lodër.


Një prej armëve ka qenë e fshehur në bagazhin e makinës dhe tjetra në çantën e dorës së këngëtares.


Fjolla Morina ka qenë duke udhëtuar me një automjet “Audi Q7” në shoqërinë e dy personave të tjerë.


Bashkë me dy armët, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 23 fishekë. Këngëtarja është shoqëruar në ambientet e policisë së Kukësit, ku po merret në pyetje. Ndaj saj dhe personave që e shoqëronin është ngritur akuza e trafikimit të armëve dhe municioneve.



Etiketa: ,

Pas