Aktualitet

Hungari/ Arrestohet Gruevski, Gjykata refuzon ekstradimin (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 27/06/19 |
mapo.al

Autoritetet hungareze arrestojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës dhe është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.






Nga pamjet e publikuara nga mediat, duket Gruevski me pranga në duar, të cilat është munduar t’i fshehë me xhaketën, ndërsa mban kapele dhe syze, i shoqëruar nga agjentët e policisë.








Gjykata refuzon ekstradimin
Nikola Gruevski doli sot përpara Gjykatës së Budapestit, por vendimi i dhënë nga trupa gjykuese ishte kundër ekstradimit të tij te autoritetet maqedonase.



Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend, prill 2017, për të cilët dyshohet se ka qenë organizator. Ai është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Speciale e Shkupit.



1


Etiketa: , , ,

Pas