Kronika

Arrestohet në Mal të Zi personi që dyshohet se vrau Hekuran Billën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:44 - 19/06/20 |
mapo.al

Policia në Malin e Zi ka arrestuar Viktor Markun, personin që dyshohet se vrau Hekuran Billën te Komuna e Parisit në Tiranë. Viktor Marku është në kërkim për vrasjen, pasi më herët është e arrestuar nipi i tij, Sebastian Mali.


34-vjeçari Viktor Marku u ndalua pranë Podgoricës në Mal të Zi. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare.


Viktor Marku u shpall në kërkim policor 1 ditë pas vrasjes së Hekuran Billës. Ai dyshohet se vrau 40-vjeçarin për hakmarrje.


Në vitin 2006 Hekuran Billa vrau Prel Markun, vëllain e Viktor Markut.


Hekuran Billa

Njoftimi

Arrestohet autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.

Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari S. M., nipi i shtetasit V. M.

Ndërkohë, nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje.

Policia e Shtetit falënderon Policinë malazeze për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve, duke bërë të mundur vënien në pranga të autorit të vrasjes së shtetasit H. B.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas