Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Arrestohet pas 1 viti i shumëkërkuari Klement Çala dhe vëllai i tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:50 - 19/03/20 |
mapo.al

Rreth 1 vit nga grabitja e bujshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ka rënë në prangat e policisë krahu i djathtë i Admir Muratajt që ideonte dhe organizonte grabitjet, Klement Çala. Mësohet se është arrestuar gjithashtu edhe vëllai i tij, Eldi Çala. Të dy kanë qenë pjesëe grupit të grabitësve në Rinas vitin e kaluar.







Operacioni nga RENEA dhe FNSH është në zhvillim e sipër. Mësohet se në këtë megaoperacion kanë marrë pjesë rreth 300 efektivë policie.







Operacioni është kryer nga nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e vjedhjeve me armë.



Gjate operacionit u sekuestruan armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.



Në 9 prill të vitit të kaluar u grabitën në Rinas rreth 10 mln euro, para këto të një banke të nivelit të dytë të cilat po transferoheshin në Austri. Gjatë tentativës për t’u larguar dhe për t’i shpëtuar policisë, mbeti i vrarë Admir Murataj në shkëmbim zjarri policinë.

Murataj akuzohej edhe për grabitjen e blindave të bankave të Kthesat e Rinasit, grabitjen e një banke në Tiranë në 2015. Gjithashtu, ai ishte personazh i njohur edhe në Greqi, për grabitjen e bankës kombëtare të Larisës, ndërkohë që ishte arratisur nga një burg grek.

Njoftimi i policisë: 

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas