Aktualitet

Arrihet dakordesia për administrimin zgjedhor, përfshihet identifikimi elektronik 100%





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 05/06/20 |
mapo.al

Burime të besueshme pranë negociatorëve për reformën zgjedhore, bëjnë me dije se të dhënat më të fundit nga bisedimet, janë këto:


Tërhiqet PS nga depolitizimi i administrates zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme, pasi PD kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE dhe të pranuar nga PD në mëngjes për depolitizimin.


Komisionet mbeten siç janë aktualisht për zgjedhjet e ardhshme. Riformatohet KQZ në tre trupa, të balancuara politike. Kryetari me konsensus. Nenkryetari nga opozita.


Vijon puna për çështjet e tjera në Këshill që nuk kanë të bëjnë me administraten zgjedhore. Parlamenti nuk e ndryshon dot draftin pa pëlqimin e palëve në Këshillin Politik.


Rol kyç në dakordësinë mes palëve ka patur Komisioni Europian.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas