Aktualitet

Atentati në Laç, Kreshnik Tushës i jepet masa e sigurisë te Trauma





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:07 - 03/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, njëri nga autorët e dyshuar të vrasjes së dyfishtë ne Laç.


Raportohet se masa është dhënë në spitalin e traumës në Tiranë, ku Tusha ndodhet dhe po merr trajtim mjekësor pasi mbeti i plagosur gjatë atentatit.


Tusha mbahet në masa të rrepta sigurie në spital.


Kujtojmë se në atentatin e ndodhur në orët e vona të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, mbetën të vdekur biznesmeni Bujar Hasani alias Lika, dhe Paulin Gjergji alias Markaj i cili (ndërroi jetë një ditë më vonë në spital) si dhe u plagos 21-vjeçari Kreshnik Tusha.


LEXO EDHE:

“Ti je Bujari?”/ Atentati në Laç, dyshimet për vrasës me pagesë


Etiketa: ,

Pas