Pas Mark Markut në Lezhë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka zyrtarizuar një tjetër drejtues politik.
Ish-deputeti Edmond Spaho do të kryesojë listat e demokratëve në Qarkun e Korçës. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Spaho mban edhe funksionin e nënkryetarit të PD.
Më herët janë zbuluar emrat e drejtuesve politikë PD në qarqe si Bujar Leskaj në Vlorë, Helidon Bushati në Shkodër, Enkelejd Alibeaj në Fier, Edi Paloka në Durrës dhe Gazment Bardhi në Qarkun e Elbasanit.
Mbeten 5 qarqe të pakonfirmuara me emrat e të deleguarve politikë të PD-së si drejtues qarqesh: Tiranë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.
Drejtuesit politikë të PD në qarqe
Elbasan – Gazment Bardhi
Shkodër – Helidon Bushati
Durrës – Edi Paloka
Lezhë – Mark Marku
Vlorë – Bujar Leskaj
Fier – Enkelejd Alibeaj
Korçë – Edmond Spaho
LEXO EDHE:
Etiketa: Edmond Spaho