Ish-deputeti Tritan Shehu do të jetë drejtues politik i PD në Qarkun e Gjirokastrës.
Burime për MAPO theksojnë se vendimi është marrë këtë të mërkurë nga kryedemokrati Lulzim Basha, pas konsultimeve me degët lokale.
Gjirokastra ishte qarku i fundit ku PD ende nuk kishte zgjedhur drejtuesin e fushatës, ndërsa nga sot, ekipi i fushatës së demokratëve është kompletuar në 12 qarqet e vendit.
Një ditë më parë, Basha caktoi 8 drejtuesit e Qarkut të Tiranës dhe atë të Kukësit, qark i cili iu besua ish-kandidatit për deputet dhe biznesmenit të njohur, Flamur Hoxha.
Fushata e Tiranës iu besua emrave të njohur në PD si Grida Duma, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Alfred Rushaj, Belind Këlliçi, Jorida Tabaku, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj.
Drejtuesit politikë në Qarkun e Tiranës sipas degëve
Dega Tirana 1 + 12 + 14
ALDO BUMÇI
Dega Tirana 2 + 3 + 10
JORIDA TABAKU
Dega Tirana 4 + 8
ALFRED RUSHAJ
Kavajë + Rrogozhinë
GRIDA DUMA
Dega Tirana 5 + 7
AGRON SHEHAJ
Dega 9 + 11
ALBANA VOKSHI
Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16
BELIND KËLLIÇI
Kamëz + Paskuqan + Vorë
FLAMUR NOKA
Drejtuesit politikë të PD në qarqe
Shkodër – Helidon Bushati
Durrës – Edi Paloka
Elbasan– Gazment Bardhi
Lezhë – Mark Marku
Fier – Enkelejd Alibeaj
Vlorë – Bujar Leskaj
Berat – Tomor Alizoti
Korçë – Edmond Spaho
Dibër – Xhelal Mziu
Kukës – Flamur Hoxha
Gjirokastër – Tritan Shehu
Etiketa: Gjirokaster, tritan shehu