Aktualitet

Basha takim 40 minuta me Metën në Presidencë, detaje







               Publikuar në : 09:50 - 16/07/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Mësohet se takimi është mbajtur në Presidencë sot në mëngjes. Edhe pse nuk ka njoftim zyrtar nga ky takim, bëhet me dije se në fokus ka qenë kriza politike që po kalon vendi.


Kreu i shtetit ka dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, ndërkohë që mazhoranca shkoi në votimet e datës 30 qershor, ku morën pjesë, sipas shifrave zyrtare të KQZ 21%, ndërsa për opozitën vetëm 15%.

Takimi mes Metës dhe Bashës ka zgjatur rreth 40 minuta. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije gjithashtu se kryedemokrati pas vizitës në zyrën e Metës, do ketë një takim edhe me krerët e partive aleate.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas