Kryesore

Basha zbulon ofertën e Ramës: Të heqim koalicionet, “ti kryeministër dhe unë president”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:02 - 10/07/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë ofertën e kryeministrit Edi Rama pas të cilës fshihet propozimi për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.


Basha tha se ndërmjetës të kreut të qeverisë i kanë ofruar atij të jetë kryeministër i ardhshëm, ndërsa Edi Rama të bëhet president. I papërcaktuar ka qenë fati i Ilir Metës. Megjithatë, kreu i PD theksoi se në këmbim të kësaj oferte, Rama kërkoi që të hiqen koalicionet parazgjedhore.


“Dua të përsëris diçka që e kam thënë në një emission. Për një muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet”. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Për këtë, besoj, nuk ka nevojë të zgjatem, se është në fund, në ikje dhe bëmat e gjëmat e tij, i njeh çdokush. Edi Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. “heqim koalicionet dhe ti kryeministër, unë president”. Kështu e shikon Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë, si një lojë me porta të vogla për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë, siç ka bërë këto 7 vite e gjysëm. Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojn askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Basha.


Kreu i PD i kërkoi kryeministrit që të lejojë rotacionin politik, pasi siç tha ai, askush nuk është i përjetshëm në pushtet.


Lideri i opozitës akuzoi Ramën se duke propozuar heqjen e koalicioneve prishi marrëveshjen  e dakordësuar më 5 qershor mes PD, PS dhe LSI.

LEXO EDHE:  

“Ti kryeministër, unë president”/ Rama reagon pasi Basha zbuloi ofertën

Basha: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit (VIDEO)


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas