Aktualitet

COVID-19, Italia shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 10 marsi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:09 - 03/05/20 |
mapo.al

Italia po jep përmirësime në luftën ndaj COVID-19 teksa të infektuarit për ditë janë në rënie, ndërsa numri i të shëruarve është më i lartë.


Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 174 pacientë të infektuar (474 ishin dje). Ky është numri i ulët i viktimavbe në 24 orë që nga data 10 mars kur edhe kurba e rasteve fatale te fqinjët përtej Adriatikut erdhi në rritje.


Numri total i të vdekurve nga COVID-19 atje arrin në 28 mijë e 800 persona. Sot janë konfirmuar pozitivë me virusin 1 mijë e 389 raste, nga të cilët 526 raste rezultojnë në Lombardi.


Numri total i të shëruarve arriti në 81,654, me një rritje në 24 orë prej 1 740 persona (dje 1 665 mposhtën virusin vdekjeprurës).


Italia është vendi më i prekur nga COVID-19 në Europë. 210 717 persona janë infektuar me virusin e rrezikshëm në Itali. Deri tani në Itali janë marrë dy milionë e 153 mijë e 772 tamponë.


Etiketa: , ,

Pas