Kryesore

Situata me koronavirusin, bie numri i të infektuarve në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 26/09/20 |
mapo.al

Nga 811 testime në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 108 persona të prekur nga koronavirusi në vendin tonë (124 u raportuan një ditë më parë).


Rastet e reja janë konstatuar si; 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.


88 qytetarë janë shëruar sot, ndërsa numri total i atyre që kanë mposhtur COVID-19 ka arritur në 7397.


Në dy spitalet COVID janë të shtruar dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve 179 qytetarë, 18 prej tyre në terapi intensive dhe 5 pacientë janë të intubuar.


Dy pacientë kanë ndërruar jetë sot, duke e çuar numrin e viktimave në 375 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Përditësimi i situatës COVID-19

108 të infektuar – Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2.

Qytetet e prekura – 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 të shëruar – 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

179 pacientë në Spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Dy të vdekur sot – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020)
Testime totale 84722
Raste pozitive 13153
Raste të shëruara 7397
Raste Aktive 5381
Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 590
Shkodër 381
Elbasan 309
Lezhë 295
Fier 259
Korçë 246
Vlorë 204
Kukës 155
Berat 112
Dibër 96
Gjirokastër 76

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19. 

LEXO EDHE: 

2 viktima nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit

Manastirliu: 88 qytetarë të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit


Etiketa: , , ,

Pas