Aktualitet

Lajmi i Fundit/ Bie sërish në pranga ish-bashkëshorti i këngëtares shqiptare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:37 - 12/05/20 |
mapo.al

Mentor Hadërgjonaj, një nga  personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërish prangat. Siç bëjnë me dije burime, 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.


I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai, Adem Hadërgjonaj, i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj (Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait ka shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit  dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.


Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e S.K, një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.


“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi.


Burimet e policisë shtuan se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën. Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore. Ai ka qenë edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj./T.Ch/



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas