Aktualitet

Lajmi i Fundit/ Burri plagos me mjete të forta gruan në Bathore, dyshimet e para














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 25/07/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në një familje në zonën e Bathores.






Sipas informacioneve paraprake, pas një sherri për motive të dobëta, një burrë ka goditur me mjete të forta në shpatull bashkëshorten.


Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije por mësohet se gruaja është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.







Burime për mediat, raportojnë se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.




Njoftimi i Policisë:



Më datë 25.07.2020, rreth orës 22:00, në Bathore, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F.K., ka goditur me një mjet të fortë në shpatull bashkëshorten e tij duke e dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën.

Shtetasi F.K., 56 vjeç, u shoqerua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

1


Etiketa: ,

Pas