Një efektiv në Elbasan rezulton pozitiv me COVID-19. Burime për mediat raportojnë se efektivi dyshohet se është infektuar nga drejtori i shërbimit rrugor, i cili rezultoi pozitiv para disa ditësh.
Deri në këto momente Elbasani ka 25 raste aktive, si dhe 2 persona kanë humbur jetën nga ky qark nga koronavirusi.