Gazeta MAPO siguron foton e të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare dhe italiane, Eldi Dizdari, pas arrestimit nga policia e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai njihet edhe si Denis Matoshi, ndërsa u arrestua ditën e sotme në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”.
31-vjeçari njihet si pjesë e kartelit të Dritan Rexhepit, në trafikun e kokainës nga Amerika Latinë në Europë. Në fotot që sjell MAPO, Eldi Dizdari ndodhet në ambientet e policisë.
Ndërkohë, policia e Dubait ka bërë reagimin e parë për meidat duke theksuar se me të marrë informacion nga autoritetet italiane, ka identifikuar vendndodhjen e Dizdarit, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.
Eldi Dizdari alias Denis Matoshi akuzohet për trafik droge në Itali. Ndërsa në Shqipërië shtë shpallur në kërkim pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut, në tetor 2018.
LEXO EDHE: