Katër anëtarë të një familje në Mat mbetën të lënduar ndërsa banesa e tyre u përfshi nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në fshatin Shoshaj, në banesën e shtetasit P.D, ku ka kanë mbetur të dëmtuar çifti i bashkëshortëve me dy fëmijët.
Ata janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në banesë. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, pasi nga pakujdesia kanë lënë ndezur një pajisje ngrohëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.