Aktualitet

Dyshohet se u rrëzua në fushën e futbollit, vdes 8-vjeçari në Kukës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 28/05/20 |
mapo.al

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë në Kukës. Sipas disa dëshmitarëve dyshohet se mund të jetë përplasur me gjoks me shtyllën portës së fushës së futbollit, ndërsa dëshmitarë të tjerë shprehen se ka vdekur nga shkaqe natyrore pasi nuk ka pasur shenja goditjeje.


Fëmija është dërguar në spitalin e Krumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Policia e zonës ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e vdekjes së fëmijës.


Akoma nuk dihet se cila ka qenë arsyeja, ndërkohë pritet të bëhet autopsia në Kukës nga mjekësia ligjore.


Njoftimi i Policisë:


Has
Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur “Fusha e Sportit” në qytetin e Krumës, shtetasi E.C., 8 vjeç, duke luajtur me femijë, dyshohet se është rrëzuar. Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Gjatë kqyrjes në trup, nuk janë konstatuar shenja. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas