16-vjeçari Samuel Kokomani i cili u përplas nga treni sot në Durrës, teksa ecte mbi shina, ka humbur jetën në spital. I mituri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe po kthehej nga mësimi kur u godit lokomotiva.
Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit në Durrës. Sipas dëshmitarëve 16-vjeçari ka qenë me kufje në vesh dhe nuk e ka dëgjuar trenin e linjës Tiranë-Durrës, i cili po lëvizte me shpejtësi jo më shumë se 5 km/h, e rrjedhimisht pa mundur të largohet.
Goditja ka qenë e fortë dhe i mituri ka përfunduar me plagë të rënda në kokë dhe gjymtyrë. Pas disa orëve në spital, 16-vjeçari ka ndërruar jetë me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar. Në zonën ku ndodhi përplasja është ende çanta e 16-vjeçarit dhe telefoni me të cilin dëgjonte muzikë. Makinisti i trenit është shoqëruar nga policia, por nga të dhënat e para rezulton se ai nuk ka faj, pasi aksidenti ka qenë i pamundur të shmangej.
LEXO EDHE: