Kronika

E rëndë në Durrës, 20-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:41 - 04/08/20 |
mapo.al

DURRËS – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Një 20-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare.


Policia bën të ditur se ka arrestuar N.B me banim në Durrës. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.


Njoftimi i policisë

Durrës


Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Etiketa: ,

Pas