Një 9-vjeçar është mbytur aksidentalisht këtë pasdite në lumin Shkumbin.
Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa është identifikuar me inicialet P.Ç.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Kurtaj, Peqin, në lumin Shkumbin, është gjetur i mbytur shtetasi P.Ç., rreth 9 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, Peqin.
Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Shkumbin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.