Kronika

Edhe sot vetëm 4 raste të reja me koronavirus, 28 të shëruar brenda ditës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 12/05/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë.


Rovena Daja nga ISHP deklaroi se dje janë bërë 243 testime të dyshuara për koronavirus, ndërsa katër persona janë konfirmuar pozitivë, po aq sa edhe dje. 2 raste pozitive janë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 rast tjetër në Berat.


28 të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën e atyre që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës në 78%, ose e thënë ndryshe 682 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 876, por të shëruar aktivë janë vetëm 163 persona, nga të cilët 24 ndodhen të shtruar në dy spitalet COVID.


243 testime – Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %.


4 raste të reja – Në 24 orët e fundit kanë rezultuar positive 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë. 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

24 të shtruar në spital – Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Me pak se 15% e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Apeli për qytetarët – Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (12 Maj 2020)
Testime totale 11332
Testime molekulare 10802
Testime serologjike 530
Raste pozitive 876
Raste të shëruara 682
Raste Aktive 163
Humbje jete 31
(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 70
Krujë 51
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 2
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

LEXO EDHE:

24 pacientë të shtruar në dy spitalet COVID, 78% e të prekurve janë shëruar


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas