Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ka qenë një mjep tip fadromë me drejtues K.F, 52 vjeç, që ka përplasur për vdekje një 58-vjeçar me iniciale Xh.L, në rrugën “Ramazan Gaxherri”.
Njoftimi i policisë
Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.