Kronika

Fjolla Morina gënjeu Gjykatën: Nuk është shtatzënë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 22/09/20 |
mapo.al

Këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer për t’i shpëtuar burgut. Ajo ka mashtruar gjykatën dhe prokurorinë duke thënë se ishte shtatzënë, duke paraqitur edhe një eko.


Por nga një kontroll i dytë në maternitetin e Kukësit, rezultoi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë. Pritet që të nisin hetimet për mjekun që lëshoi ekon dhe tha se Fjolla Morina ishte shtazënë. Madje mjeku rezulton se është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës.


Duke e vlerësuar të ligjshëm arrestin, avokatja kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese.


Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë i përket apo jo Fjolla Morinës.


Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova do ishte shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndrojë në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë.


Por duket se me zhvillimet e reja, Prokuroria të ndryshojë qëndrim.


Etiketa: , ,

Pas