Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Shushicë të Elbasanit. Bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç.
Kanë qenë banorë të zonës që kanë parë burrin pa shenja jete. Policia thotë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndaj pritet që mjekët të ekzaminojnë viktimën, ndërkohë që policia po punon për identifikimin.
Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Shushicë, Elbasan, në breg të lumit Shkumbin, është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe iderifikimin e kufomës.