Gjykata e Posaçme ka hequr sekuestron për pasuritë e patundshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, me vlerë më shumë se 1 mld lekë.
Pasuritë në fjalë përbëhen nga një apartament në Durrës dhe katër troje në Tiranë.
Adriatik Llalla do gjykohet vetëm për mosdeklarimin e të ardhurave. Dy vite më parë ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda që urdhëroi sekuestrimin e pronave të Llallës pas dyshimeve të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme ishin produkt i veprave penale për të cilat ai akuzohet.
Ish-kryeprokurori akuzohej për katër vepra penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurise”, “mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.
Procedimi penal ndaj tij u regjistrua në 15 Mars 2018 në Prokurorinë e Durrësit, por më tej hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit, Llalla dha dorëheqje nga sistemi i drejtësisë si dhe dorëzoi edhe statusin e magjistratit, duke i shpëtuar kështu procesit të Vettingut.
Pasuritë që i kthehen Llallës
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;