Kronika

Gjykata jep vendimin për Fjolla Morinën, e liron nga qelia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:50 - 22/09/20 |
mapo.al

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Fjolla Morinën. Këngëtarja e njohur do të qëndrojë në një banesë në Shqipëri dhe gjykata nuk ka pranuar t’i japë lirinë e plotë.


Pavarësisht se u kap me dy pistoleta dhe mashtroi gjykatën se ishte shtatzënë, drejtësia është treguar “e butë” me Fjolla Morinën, duke e lënë në “arrest shtëpie”.


Fjolla Morina mashtroi prokurorinë duke thënë se ishte shtatzënë, duke paraqitur edhe një eko.


Por nga një kontroll i dytë në maternitetin e Kukësit, rezultoi se Fjolla Morina nuk ishte shtatzënë. Pritet që të nisin hetimet për mjekun që lëshoi ekon dhe tha se Fjolla Morina ishte shtazënë. Madje mjeku rezulton se është larguar nga Shqipëria drejt Kosovës.


Duke e vlerësuar të ligjshëm arrestin, avokatja kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese.


Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë i përket apo jo Fjolla Morinës.

Fjolla Morina duke u shoqëruar nga policia

Këngëtarja në sallën e gjyqit 

<
>
fjolla morina8 Fjolla MOrina7 Fjolla Morina6 Fjolla moRINA5 Fjolla Morina3 Fjolla Morina4 Fjolla Morina2 Fjolla Morina Fjolla Morina fjolla.morina_15_11_2017_18_10_16_879 auto_Fjolla_Morina1503066455 auto_Fjolla_Morina1483988648 Fjolla Morina1 Fjolla Morina ne gjykate1 Fjolla Morina ne gjykate

 


Etiketa: ,

Pas