fbpx

Aktualitet

Bien tri akuzat e rënda, Tahiri dënohet vetëm për shpërdorim detyre






               Publikuar në : 21:58 - 19/09/19 |
mapo.alm

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë vendosur shpalljen e Tahirit fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.


Ai dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbritet në 1/3, pra në 3.4 vite. Por ky dënim rikualifikohet në 3 vite shërbim prove, në mënyrë që ai të mos kryejë vepër penale dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik gjatë kësaj periudhe.



Ndërkohë kanë rënë tre akuzat e rënda, ajo e “krijimit të grupit të struktuar kriminal”, “korrupsion të zyrtarëve të lartë” si dhe “trafik të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”. Akuzat e Prokurorisë ishin të njëjta edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaled Çela. Edhe për të dënimi i gjykatës ishte për shpërdorim detyre. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me 3.4 vite burg ish-policin, i cili ndodhet ende në arrati.

Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Vendimi maratonë/ Tre gjyqtarët 10 orë të ngujuar
Seanca e sotme e marrjes së vendimit për Saimir Tahirin ishte maratonë. Gjyqtarët u ngujuan në dhomën e këshillimit për 9 orë me radhë. Gjyqtarët u tërhoqën për vendim rreth orës 12:00 të mesditës, ndërsa mësohet se edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin nëse Tahiri ishte fajtor apo jo.

Fillimisht ishte njoftuar se gjyqtarët do të bënin publik vendimin në orën 16:00. Vendimi për Tahirin u njoftua rreth orës 21:55 minuta, pra pas rreth 10 orësh nga momenti kur gjyqtarët u kyçën në dhomën e këshillimit.

Kujtojmë se ish-ministri gjatë ditës është mbrojtur në lidhje me akuzat duke treguar se prokuroria nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë.

Prokuroria tre akuza të rënda, kërkoi 12 vite burg
Prokuroria kërkoi 12 vite burg i cili i përkthyer në gjykim të shkurtuar shkonte në 8 vite.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si “vëllezërit Habilaj”.

Ish-ministri akuzohej nga Prokuroria për tre vepra penale; “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”.

LEXO EDHE:

Vendimi/ Tahiri: Estradë, as qesh e as qaj dot, prisni deri nesër

Vendimi për Tahirin, Basha: E turpshme, drejtësia e marrë peng


Etiketa: , , ,

Pas