Aktualitet

Grabitje me armë në Krujë, ‘Maskat” qëllojnë pronarin kur ai i zbuloi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 07/05/20 |
mapo.al

Një grabitje me armë ka ndodhur në Krujë në orët e para të mëngjesit. Gjatë grabitjes, autorët kanë plagosur pronarin e banesës me armë.


Disa persona të armatosur kanë shkuar në banesën e A.B për ta grabitur në fshatin Kamberas të Krujës. Kur grabitësit u pikasën nga pronari i shtëpisë, e kanë qëlluar këtë të fundit me armë, duke e lënë të plagosur.


Grabitësit kanë tentuar të vjedhin bagëtitë.


Forca të shumta policie po bëjnë krehjen e zonës për të gjetur armen e krimit dhe zbulimin e personave te perfshire ne grabitje.


Eshtë ndaluar një i ri nga policia i cili po meret në pyetje në lidhje me grabitjen.

Krujë/Informacion paraprak 

Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, gjatë një tentative  për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas