Kryesore

Protesta te Teatri, policia gjobit sërish kreun e PD, Lulzim Basha





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 15/05/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka njoftuar sot procedimin penal për 40 persona që u mblodhën mbrëmë në protestën te Teatri Kombëtar, për të mbrojtur godinën, pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shembjen e tij.


Mes të gjobiturve nga policia është edhe kryetari i PD, Lulzim Basha që mbrëmjen e kaluar qëndroi me artistët te Teatri, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ai për Çështjet Zgjedhore në PD, Çlirim Gjata, regjisori Edmond Budina apo dhe aktori Neritan Liçaj.



Sipas policise, ata janë grumbulluar në kundërshtim të aktit normativ për gjendjen e emergjencës dhe pa respektuar fashat orare të liridaljes.


“Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit per 40 persona”– thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës, në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, pas orës 17:30 të datës 14.05.2020, ka konstatuar me shqetësim, grumbullimin e një grupi qytetarësh pranë Teatrit Kombëtar, shumë përtej fashës orare të qarkullimit dhe në shkelje të çdo rregulli të parashikuar nga Akti Normativ.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

S. D., K. B., G. B., L. B., A. T., V. S., R. B., C. Gj., E. G., A. K., N. L., A. D., R. Z., E. B., A. T., L. S, G. G, A. N., P. Sh, E. K., M. C., R. Ç, Gj. U., F. K., I. S., R. V., B. H., A. F., A. Xh., R. H., D. K., F. S., D. H., A. R., A. Q., G. M., A. S., O. N., M. A. dhe O. H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore. 

Kujtojmë që Basha u procedua penalisht edhe një ditë më parë pas takimit që zhvilloi në Durrës, për shkelje të rregullave të Aktit Normativ kundër COVID-19.

LEXO EDHE: 

Takimi me tregtarët, Policia e Durrësit procedon kreun e PD Lulzim Basha


Etiketa: , ,

Pas