Kryesore

Haradinaj dhe Isa Mustafa arrijnë marrëveshje për qeverinë e re, AAK merr 4 ministri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:43 - 29/04/20 |
mapo.al

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.


Këtë e konfirmoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti.


“Arritëm marrëveshje për koalicionin qeverisës, pra për krijimin e qeverisë së re. Kosovën e presin plot sfida, e sfida e parë është gjendja me pandeminë, me të gjitha këto pasoja që ka shkaktuar, sidomos ekonomisë së vendit. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë e lehtë por kemi besim se ë gjitha këto sfida që e presin Kosovën do t’i kalojmë bashkë me punë”, tha ai.


Në qeverinë e re mësohet se AAK do të marrë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit si dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.


Ndërkohë që Besnik Tahiri, sërish nga AAK, do të propozohet për zv/kryeministër.

Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selim, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçii, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, tha Haradinaj.

Pjesë e koalicionit qeverisës do të jetë edhe pakica serbe me dy ministri.

Nga koalicioni qeverisës largohet Lëvizja Vetëvendosje pasi kryeministri Albin Kurti humbi mocionin e mosbesimit në Kuvend muajin e kaluar pas krisjes me LDK që nga shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.


Etiketa: , , ,

Pas