Aktualitet

Humb jetën pacientja me koronavirus, arrin në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:05 - 26/03/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).


Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.


Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas