Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Velipojës. Një 76-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi pësoi infarkt teksa po lahej në det.
Mësohet se shtetasi Martin Gjini ishte nga Gjakova. Ky nuk është rasti i parë që një shtetas nga Kosova humb jetën në bregdetin shqiptar.
Ditën e ndjeshme (3 korrik), një 73-vjeçar humbi jetën në plazhin e Golemit në Durrës, pasi u mbyt duke u larë në det.
Pak ditë më parë, një 75-vjeçar pësoi atak kardiak në Shëngjin, pak pasi u fut në det për t’u larë.
1
Etiketa: Humb jeten pushuesi nga Kosova, Velipojë