Kronika

Koronavirusi/ I intubuar prej disa ditësh, qytetari nga Kruja ndërron jetë në QSUT





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 06/07/20 |
mapo.al

Ndërron jetë në QSUT një 82-vjeçar nga Kruja. Viktima me inicialet B.D ishte prej ditesh i intubuar dhe pasditen e sotme ka ndërruar jetë.


82-vjeçari, përveçse i prekur me Covid-19, vuante dhe nga sëmundje të tjera. Aktualisht në Krujë janë mbi 110 persona aktivë të prekur me Covid-19.


Me vdekjen e 82-vjeçarit shkon në 80 numri i viktimave nga Koronavirusi në vend, dhe rasti i parë fatal në Krujë.


Sa i përket infektimeve, që javët e fundit njohin vetëm rritjen, Shqipëria ka 1183 raste aktive ku dominojnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas