Aktualitet

Infektohet me koronavirus Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:33 - 02/08/20 |
mapo.al

Situata në Kosovë vijon të jetë e rënduar si pasojë e pandemisë. Disa ditë më parë Kryeministri i Kosovës paralajmëroi se në 2 javët e ardhshme do kishte dyndje në spitalet e Kosovës si pasojë e COVID-19, por me sa duket virusi nuk e ‘kurseu’ as atë.


Kryeministri i Kosovës, zoti Avdullah Hoti bën me dije se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do jetë në izolim për dy javë.


Mesazhi i Hotit


Të nderuar,


Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu


Etiketa: , , ,

Pas