Ndërron jetë në Itali nga koronavirusi mjeku i njohur i QSUT-së, Bledi Nini, 48 vjeç.
Mësohet se Nini, mjek ORL, ishte dërguar për kurim jashtë vendit, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ditët e fundit.
Sot, të afërmit, por edhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, njoftuan se ai humbi betejën me virusin vdekjeprurës pas ditësh të tëra përballje me sëmundjen.
COVID-19 nuk po kursen as bluzat e bardha, teksa janë shënuar disa raste tashmë me fatalitete në sistemin tonë shëndetësor.
Mjekët vijojnë të jenë të pambrojtur dhe jeta e tyre rrezikohet në çdo moment sa kohë autoritetet neglizhojnë të marrin masa dhe t’u vijnë në ndihmë.
Një vend si Shqipëria që prej vitesh përjeton “hemorragjinë” e largimit të mjekëve drejt vendeve të BE, nuk ka luksin që të riskojë qoftë edhe një jetë të vetme të personelit shëndetësor.
LEXO EDHE: