Bota

Italia kalon shifrën e 30 mijë të vdekurve nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 08/05/20 |
mapo.al

Në Itali, 243 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 (274 ishin një ditë më parë). Shifra totale e viktimave ka arritur tashmë në 30 201.


Italia bëhet kështu vendi i tretë në botë që e kalon një shifër të tillë, duke iu bashkuar SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.


1 327 raste të reja janë shënuar gjatë ditës së sotme (1 401 ishin dje), duke e çuar numrin total të të infektuarve në 217 185 persona.


Prej të cilëve të sëmurë aktivë janë rreth 87 mijë pacientë, ndërsa 99 mijë të tjerë kanë mposhtur virusin vdekjeprurës duke u shëruar plotësisht.


Rajoni më i prekur në Itali është Lombardia me 14 839 të vdekur dhe 80 723 të infektuar, e ndjekur nga Emilia Romagna me 3797 dhe Piemonte me 3 305 raste fatale nga COVID-19.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas