Teksa po kërkonin për të gjetur thikën me të cilën Xhuljo Hoxha dhe Euglen Halili vranë Riges Runajn, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur në lumin Shkumbin edhe dy armë zjarri.
Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor. Dyshohet se ato janë përdorur në ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur qytetin e Elbasanit.
Emiljano Ramazani dhe Riges Runaj, të dy miq me njëri-tjetrin, janë vrarë në harkun kohor të 10 ditëve nga Euglen Halili dhe Xhuljo Hoxha.
Këta të fundit dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe janë paguar për ekzekutimin e dy shokëve. Ata u arrestuan sot nga FNSH dhe RENEA gjatë një operacioni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit.
Shkak për krimet e fundit në Elbasan dyshohet se janë pazaret e drogës.
LEXO EDHE:
RENEA kërkon në Shkumbin thikën me të cilën u vra Regis Runaj (VIDEO)