Aktualitet

Klubet bojkotojnë fillimin e sezonit të ri të Superiores








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 05/08/20 |
mapo.al

Klubet e Superiores kanë vendosur të bojkotojnë sezonin e ri të kampionatit kombëtar nga data 12 shtator e në vijim.


Liga Profesioniste ka mbërritur në këtë vendim pas mbledhjes së zhvilluar sot ku është konstatuar se qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e klubeve, në ndryshimet ligjore për sportin.


Kampionati bojkotohet kështu nga Tirana, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Laçi, Kukësi, Bylis, Apolonia, Teuta, Kastrioti.


Njoftimi
Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.


Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

LIGA PROFESIONISTE E FUTBOLLIT
K.F Tirana
K.F Laci
K.F Teuta
K.F. Kukesi
K.F Partizani
K.S Kastrioti
K.F Skenderbeu
K.F Vllaznia
K.F Bylis
F.K Apolonia


Etiketa: , ,

Pas