Kolegji Zgjedhor tërhiqet për të marrë vendim sa i takon ankimimit të Partisë Uniteti Kombëtar, për t’u çregjistruar nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Seanca e diskutimeve zgjati mbi një orë.
Kreu i PUK, Idajet Beqiri kërkoi nga Kolegjit që t’i japë zgjidhje situatës së ngërçit. Ai tha se vendosi të tërhiqej nga zgjedhjet e 30 qershorit pas dekretit të Metës që i anuloi ato.
“Ishim të bindur se në 30 qershor do kishte zgjedhje kur u regjistruam. Por u kapëm në befasi nga dekreti i Metës. Në këto kushte kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e kësaj krize politike. Kjo është një situatë e papajtueshme për partinë tonë”, u shpreh ai gjatë diskutimeve në Kolegj.
Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë për një ankesë të thjeshtë të një partie të vogël. Është në lojë dekreti i Presidentit. Nëse Kolegji pranon ankesën e subjektit të përfaqësuar nga Beqiri, Kolegji legjitimon, pra konfirmon dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit dhe shtyrjen e zgjedhjeve.