Aktualitet

6 raste me COVID-19 në Mat, kontakte të të moshuarës që u infektua te QSUT





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 29/05/20 |
mapo.al

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga COVID-19. Aktualisht janë shfaqur 6 raste të reja në Njësinë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit.


Burime pranë NjKVSH Mat bëjnë të ditur se këta persona janë kontakt i të moshuarës që ndodhej e shtruar në spitalin e QSUT-së në Tiranë, e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë.


Nisur nga kjo, janë marrë ditën e djeshme 10 tamponë për analiza, nga të cilat 6 kanë rezultuar pozitivë. Të gjitha rastet janë pa shenja klinike dhe kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga personeli shëndetësor.


Po ashtu, vazhdon hetimi epidemiologjik duke gjurmuar kontaktet e dy familjeve që janë infektuar me COVID-19.



Etiketa: , , , ,

Pas