Kryesore

Lajmi i Fundit/ Konfirmohet një tjetër rast me Covid-19 në Krujë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 10/05/20 |
mapo.al

Një qytetar ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në Krujë. Burime nga ISHP bëjnë me dije se nga 46 persona të testuar vetëm një rezultoi me koronavirus.


Qytetari i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është pjesë e zinxhirit të kontakteve me personat e infektuar më parë. Kruja mbetet një nga vatrat e koronavirusit në vend, me 64 të infektuar.


Deri më tani në vendin tonë 857 persona kanë rezultuar me Covid-19, ndërsa kemi 31 viktima, (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1).


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 95
Krujë 64
Shkodër 17
Kamëz 9
Fier 4
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1.


 


Etiketa: , ,

Pas