Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin, është i infektuar nga koronavirusi. Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse.
Kryeministri i Rusisë e mori lajmin teksa ishte duke punuar. Mikhail Mishustin ka lajmëruar presidentin Putin për infektimin, duke i thënë se do vetëkarantinohet gjatë kësaj periudhe.
Sapo jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Covid-19, kështu që unë duhet t’i bindem rregullave të izolimit dhe është e detyrueshme për sigurinë e kolegëve të mi,” tha Mishustin në një videokonferencë me Presidentin Vladimir Putin. Ende nuk dihet si është infektuar, por ky lajm ka vendosur në alarm autoritetet ruse.
Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit dhe Putin e ka mbështetur propozimin e tij.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusidhe 1,073 viktima.