Kryeministri Edi Rama ka bërë vaksinën anti-COVID, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, që do të jetë qendra e parë e vaksinimit në Shqipëri.
Kreu i qeverisë plotësoi formularin shëndetësor si fillim ku iu përgjigj pyetjeve për gjendjen shëndetësore, nëse kishte udhëtuar jashtë vendit, nëse ka qenë i prekur nga COVID, si dhe nëse kishte bërë tamponin për COVID-19.
Rama tha se i ishte nënshtruar testit për COVID kur kishte vizituar Turqinë dhe Greqisë, në 8 janar, e kishte rezultuar negativ.
Rama e bëri vaksinën i dyti pas shefes së Infektivit, Najada Çomo.
Më herët kreu i qeverisë kishte deklaruar se kishte vendosur të vaksinohej në vijën e parë, për të përçuar një mesazh në opinionin publik se dozat e vaksinës nuk përbëjnë rrezik.
Vaksinat në fjalë janë prodhim i Pfizer/Biontech, ndërsa deri tani Shqipëria ka siguruar 975 doza. Sot do të vaksinohen mjekët dhe infermierët që shërbejnë në spitalet COVID. Në javën e tretë të janarit, pritet të mbërrijnë në vendin tonë 10 mijë doza vaksine.
Kryeministri ka deklaruar se në total Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine. Pas mjekëve, infermierëve dhe policëve, do të vaksinohene dhe të moshuarit.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në luftën ndaj COVID-19
771 mjekë në vijën e parë
1936 infermierë e laborantë
134 epidemiologë
979 staf mbështetës
3500 vullnetarë
6 milionë mjete mbrojtëse për stafin mjekësor
4 laboratorë për testim
51 pika të testimit të shpejtë në komunitet
507 respiratorë
550 shtretër në 4 spitalet COVID
1600 shtretër për spitalet rajonale COVID
LEXO EDHE:
Najada Çomo, e para që vaksinohet kundër Covid-19 në Shqipëri
Etiketa: Edi Rama, Vaksina anti-COVID, Video