Kryesore

Kuvendi miraton me 106 vota ndryshimet Kushtetuese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 30/07/20 |
mapo.al

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushtetuese.


Propozimet e opozitës parlamentare dhe të mbështetura nga mazhoranca, parashikojnë hapje të listave të kandidatë në 1/3 e tyre. Sa i takon koalicioneve parashikohet që partitë të kandidojnë me lista unike.


Për opozitën, me ndryshimet Kushtetuese mazhoranca ka prekur rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse palët ishin dakodësuar me një marrëveshje te tryeza e Këshillit Politik. Por tashmë ndryshimet Kushtetuese të njëanshme zhbëjnë paktin e 5 qershorit të arritur mes PD, LSI dhe PS.


Pak para votimit, kryeministri Edi Rama argumentoi pse ishin të nevojshme ndryshimet Kushtetuese, duke deklaruar se koalicionet janë shpikje shqiptare me plot hile si në asnjë vend tjetër të OSBE-së.


“Pavarësisht se sot shumëçka ne na ndan. Vota e përbashkët është në fakt të qenit së bashku në anën e duhur të historisë. Në anën e zgjedhësve shqiptarë. U japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por deputetin që duan. Të dalësh kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar dhe të jesh kundër popullit. Mos kesh besim tek populli dhe të tregosh që s’ke besim. Pra s’do ti japësh mundësinë të bëjë zgjedhjen. Meqë po përmbyllim fazën jo të lehtë të një Reforme që falë këtij parlamenti u bë Reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalisht”, tha Rama, duke shtuar se nuk ka kuptim që përpara zgjedhësve të shkojë një fletë votimi me 40 parti.

“Ça lidhje e ndershme është kur i thua votuesit ke një tren me 40 parti dhe nuk i sheh ca ka nëpër vagona, hidhe votën këtu te vagoni që do kapi dora dhe vota jote nuk i shkon atyre që janë në atë vagon po mblidhet te lokomotiva ose të vagoni i dytë dhe vagoni i dytë sillet si lokomotivë pastaj duke marrë zvarrë sa njërin sa tjetrin me gjysmën e votave për deputetë që kanë lokomotivat e këtyre trenave pa fund, ca është kjo, këtë do e fshijmë sot dhe është fshirje e vonuar e një hileje që ka karakterizuar zgjedhjet në vend për vite të tëra e që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve”, vijoi kryeministri.

LEXO EDHE: 

Ndryshimet kushtetuese në Kuvend/ Rama: Vota e përbashkët, për të qënë në anën e duhur të historisë

Rama si sovranist: Më vjen keq kur ambasadorja amerikane na drejtohet ashtu..


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas