fbpx

Aktualitet

Rikthehen lëkundjet e tërmetit në Tiranë, frikë te banorët





               Publikuar në : 10:12 - 17/11/19 |
mapo.al

Rikthehen lëkundjet e tërmetit në Tiranë. Sipas Institutit Europian të Sizmiologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë dhe me thellësi 2 km. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 14 km në lindje të Tiranës dhe 16 km në perëndim të Bulqizës.Lëkundje janë ndierë edhe në Peshkopi, Bulqizë dhe Durrës. Tërmeti është regjistruar në orën 10:09 me orën lokale. Lëkundjet janë ndierë edhe në Malin e Zi si dhe Maqedoni.




Lëkundjet janë ndierë të forta në qytetin e Tiranës duke rikthyer panikun e tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit. Megjithatë, përveç frikës së banorëve, lëkundjet e sotme nuk kanë sjellë lëndime në njerëz apo dëme materiale.


Ndërkohë, sipas IGJEUM, përpara tërmetit 3.6 ballë, janë regjistruar tre lëkundje të tjera në fshatin Bezhan të Korçës. Ky qark vijon të jetë epiqendër e lëkundjeve sizmike prej disa muajsh, që prej tërmetit të Floqit ku u rrënuan edhe disa banesa.

LEXO EDHE:

Tërmeti i fortë në Tiranë, para tij u regjistruan tre lëkundje


Etiketa: ,

Pas